Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin

12 Janar 2021, 18:45 Nga DOSJA
Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas për

KORÇË- Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Bulgarec, ku ka ndërruar jetë një 55 vjeçar.

55-vjeçare me iniciale A.G., banues në Bulgarec është dërguar në spitalin rajonal të Korçës pas përplasjes, por fatkeqësisht  ka ndërruar jetë.

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit“,  njofton policia.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident

Sondazh

Poll