Aktualitet

Kërkohet lejimi i mitingjeve para fushatës/ Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës, ç’pritet të ndodhë me urdhërin

12 Janar 2021, 19:20 Nga DOSJA
Kërkohet lejimi i mitingjeve para fushatës/ Kushtetuesja pranon

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane, për lejimin e mitingjeve elektorale dhe të gjitha grumbullimeve të tjera që janë ndaluar nga qeveria si pjesë e masave shtrënguese të pandemisë së koronavirusit. 

Sipas gazetarit Adriatik Doçi, Partia Republikane, e drejtuar nga Fatmir Mediun, depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Kushtetuese për shfyqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut të firmosur më 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullimet me shumë se 10 persona.

“Vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë”.

Pasi ka vendosur që ankimimi të kalojë për gjykim,  7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të vendosur nëse do të konfirmojnë apo do të rrëzojnë urdhërin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të marrë një vendim përfundimtar mund të duhen edhe muaj por Gjykata Kushtetuese ka hapësirë ligjore për të pezulluar vendimin. Kjo pasi në rast kur togat e zeza vlerësojnë se zbatimi i ligjit mund të sjellë pasoja që prekin interesa të caktuara ka të drejtën që të pezullojë ligjin apo aktin ligjor derisa të merret një vendim përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese kerkesa per pezullimin e ligjeve anti-covid partia republikane tirane gjykata kushtetuese kerkesa per pezullimin e ligjeve anti-covid partia republikane tirane

Sondazh

Poll