Aktualitet

Shqiptari ndërron vendin, por jo zakonin…/ I rikthehet ‘punës së pistë’ në Angli, pasi prangoset, shfaq pende

12 Janar 2021, 18:30 Nga DOSJA
Shqiptari ndërron vendin, por jo zakonin…/ I rikthehet

BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur sërish duke punuar si “kopshtar” në një fabrikë kanabisi që kapte vlerën e 60,000 £, pasi fillimisht ishte deportuar nga Britania për të njëjtin krim. Sipas mediave britanike, Flogert Farruku u kthye në Shqipëri në 2015 pasi u burgos si anëtar i një grupi kriminal që merrej me prodhimin e kanabisit, por tanimë është burgosur edhe njëherë për të njëjtin krim.

Në momentin kur forcat e Policisë britanike mësynë në shtëpinë e tij, 34-vjeçari Farruku ishte i ulur në një divan në dhomën e ndenjes. Tre dhoma gjumi të shtëpisë ishin zënë nga bimët e kanabisit, që ishin të veshura me material izolues dhe të pajisura me llamba dhe kanale ajrimi.

Në total u gjetën rreth 71 bimë të pjekura kanabisi që nëse do të tregëtoheshin, do të kapnin vlerën e 60,000 £. Nga ajo që u pikas në dhomën e pritjes, duket se Farruku jetonte aty, duke ia lënë hapësirën e mbetur bimëve.

Në rrëfimin e tij për efektivët, ai u shpreh se punonte si “kopshtar” me detyrim sepse i detyrohej para një bande shqiptare. Ndërsa avokati tha se i pandehuri kishte punuar në një seri punësh në Britani para se të dorëzohej dhe se ishte i penduar. Farruku u dënua me 21 muaj burg, gjysmën e të cilit do ta kalojë në burg dhe më pas pjesën e mbetur do ta ‘shlyejë’ me punë në komunitet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet flogert farruku britani e madhe flogert farruku arrestohet flogert farruku britani e madhe flogert farruku

Sondazh

Poll