Aktualitet

Qetësohet situata në Shkodër, nis zhbllokimi në aksin Bogë-Theth. Në terren dalin rupat e batalionit të Vaut të Dejës p

12 Janar 2021, 18:50 Nga DOSJA
Qetësohet situata në Shkodër, nis zhbllokimi në aksin

SHKODËR– Është qetësuar situata në Shkodër si dhe niveli i ujit për shkak të përmbytjeve ka rënë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në jë status që ka bërë në rrjetet sociale ku ka postuar dhe një video ku shihet se borëpastruset po pastrojnë rrugët që janë të mbushura nga dëbora.

Ndër të tjera ai ka thënë situata po normalizohet edhe në Vjosë, sakaq bën të ditur se trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.

“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.
Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Permet dhe Memaliaj.
Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër.
Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.”– ka shkruar Niko.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi niko peleshi moti i keq ne shqiperi niko peleshi

Sondazh

Poll