Aktualitet

Shtabi i Emergjencave tregon si paraqitet situata në Lezhë: Në Torovicë vazhdon ende rrëshqitja e dherve 

12 Janar 2021, 18:28 Nga DOSJA
Shtabi i Emergjencave tregon si paraqitet situata në Lezhë: Në

LEZHË– Qyteti i Lezhës është një nga vendet më të prekura nga moti i keq ku si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në shumë fshatra ka pasur rrëshqitje. Sipas një njoftimi të Shtabit të Emergjencave në Lezhë, vazhdon rrëshqitja e dheut në fshatin Torovicë, ndërsa në terren pritet që të shkojnë specialistët e shërbimit gjeologjik.  Bëhet e ditur se në hidrovoret Balldre dhe Tale, Lezhë, si dhe të Shllinza e Droj, Kurbinit, nuk ka ndyshuar gjendja e nivelit të ujit.

NJOFTIMI

-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;
-në shkallë qarku kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore, konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje në rreth 800 ha.
-në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore.
Niveli i ujërave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë
-lumi Drin, niveli 1.1 m, renie 0.9 m, me tendencë ulje në rreth 2-3 cm në orë;
-lumi Gjadër, niveli 5.5 m, renie 1.2 m;
-lumi Mat, niveli 2.5 m, renie 1.5 m;
-në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie.
– në hidrovorin Ishull Shengjin, niveli -0.5 m poshtë kuotes kritike,
-në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, 50 cm renie.
– në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -5 cm.
– në hidrovorin Shllinza, niveli -0.8, renie 50cm.
– në hidrovorin Droje, niveli 00.00, renie 40cm.
-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. Në hidrovoret Balldre dhe Tale, Lezhë, si dhe të Shllinza e Droj, Kurbinit, nuk ka ndyshuar gjendja në nivele, është e njejta sipërfaqe e përmbytur për shkak të sasisë së madhe të ujrave dhe burimeve nentokësore të cilat vazhdojnë të sjedhin sasi të madhe ujrash në sipërfaqen që kullohen me keto hidrovore.
-Nivelet e ujrave në kanalet e ujrave të larta në Lezhë dhe në Kurbin, është në ulje dhe po shkojne drejt kuotave normale të tyre .
-në mbeshtetje të bashkisë kemi 15 forca ushtarë dhe 2 makina, të repartit ushtarak Vau i Dejes.

-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për menaxhimin e situatës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 16:56

GJERMANI- Mjekja Aurora Dollenberg ka bërë me dije se nga vijnë vaksinat anti-COVID në Shqipëri, të cilat nisin që të injektoheshin që prej ditës së djeshme. Në...