Aktualitet

Sherr mes të rinjve, ‘kërcet’ arma në Kurbin. Policia jep detajet e para, shpallet në 20-vjeçar

12 Janar 2021, 17:48 Nga DOSJA
Sherr mes të rinjve, ‘kërcet’ arma në Kurbin. Policia

KURBIN– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Kurbin, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, gjatë një sherri mes dy bashkëmoshatarëve, të cilët në konflikt e sipër kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjenë efektivët e Policisë, të cilët kanë identifikuar autorin që ka qëlluar në ajër dhe e kanë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin me iniciale A.B., i cili qëlloi ndaj E.P., vetëm 18 vjeç dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që shkaktoi edhe konfliktin mes dy të rinjve.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mamurras te shtena ne kurbin mamurras te shtena ne kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 16:56

GJERMANI- Mjekja Aurora Dollenberg ka bërë me dije se nga vijnë vaksinat anti-COVID në Shqipëri, të cilat nisin që të injektoheshin që prej ditës së djeshme. Në...