Aktualitet

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së i dërgon letër ministres Xhaçka, e përgëzon për detyrën e re: Vle

12 Janar 2021, 17:54 Nga DOSJA
Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së i

TIRANË-Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ku e ka përgëzuar për detyrën e re.

Në letrën e saj Cooper ka thënë se vlerëson kontributin që Xhaçka ka dhënë si ministre  e Mbrotjes në marrëdhënien SHBA-Shqipëri. Gjithashtu, ajo ka vënë në dukje se udhëheqja e ministres Xhaçka ka ka bërë të mundur që Forcat e Armatosura Shqiptare të bëjnë përparim thelbësor për modernizimin.

“Në emër të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA- Shqipëri në më shumë se tre vjet si Ministër i Mbrojtjes. Udhëheqja juaj ka bërë të mundur që Forcat e Armatosura Shqiptare të bëjnë përparim thelbësor për modernizimin. Ju keni udhëhequr me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura – nga tërmeti në COVID-19 – ndërsa keni shërbyer si një udhëheqës në rajon, përmes Kryesisë së Kartës SHBA-Adriatik. Ne e vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A. dhe Aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet e koalicionit, siç është Misioni i Mbështetjes së Vendosur në Afganistan. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ju uron fat në pozicionin tuaj të ri,”-thuhet në njoftim.

Më 29 dhjetor , Olta Xhacka është vendosur Ministre e Jashtme e Shqipërisë, në vend të Gent Cakajt (Lexo këtu)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laura cooper olta xhacka laura cooper olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 16:56

GJERMANI- Mjekja Aurora Dollenberg ka bërë me dije se nga vijnë vaksinat anti-COVID në Shqipëri, të cilat nisin që të injektoheshin që prej ditës së djeshme. Në...