Sport

Formula 1 e këtij viti me risi, por pandemia shtyn sezonin e ri

12 Janar 2021, 15:34 Nga DOSJA
Formula 1 e këtij viti me risi, por pandemia shtyn sezonin e ri

BOTË-Edicioni i 72-të i Formula 1 do të fillojë një javë më vonë, për shkak të pandemisë dhe masave të forta shtrënguese që vazhdojnë të kenë dy vende si Australia dhe Kina. Etapat në Melbourne dhe Shanghai ishin programuar fillimisht në kalendar për t’u zhvilluar respektivisht si gara e parë dhe e tretë e sezonit.

Sezoni i ri ishte përcaktuar më  datat 19-21 mars. Megjithatë pas shtyrjes së tyre edicioni i 72-të i botërorit të Formulës 1 do të nisë kështu më datë 26 mars në Sakhir, me provat e lira, pikërisht me Çmimin e Madh të Bahreinit, që përfaqësonte paraprakisht garën e dytë të vitit 2021. Ndërkaq, në kalendarin e kampionatit të këtij viti në Botërorin e Formula 1 është përfshirë Çmimi i madh i Imolas që do të zhvillohet në fundjavën 16-18 prill dhe do të jetë gara e dytë sezonale.

Po kështu në kalendarin e këtij viti është përfshirë gara në Arabinë Saudite, që është një vend që debuton në këtë kampionat që vetëm sa i është shtyrë data e zhvillimit të saj ashtu sikurse edhe garës në Brazil dhe në Abu Dhabi, kjo për t’i krijuar hapësirë Çmimit të Madh të Australisë.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 formula 1

Sondazh

Poll