Sport

“Shpërthen” Skënderbeu, katër përforcimet e para për skuadrën e Ahmatajt

12 Janar 2021, 09:56 Nga DOSJA

KORÇE – Skënderbeut nuk është dorëzuar në përpjekjet për të përmirësuar pozicionin e tij në kampionatin e Superiores. Brenda këtij konteksi, klubi korçar ka “shpërthyer” në merkaton e janarit.

Jo me një, por mbrëmjen e së hënës ai ka zyrtarizuar afrimin njëherësh të katër futbollistëve për skuadrën e trajnerit Ahmataj. Në njoftimin e tij, zyrtarët korçarë bëjnë me dije se lojtarët janë bashkuar dhe kanë nisur stërvitjet me skuadrën.

“Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e Janarit. Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, Mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq.

4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stëvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj,”- shkruhet në njoftimin e klubit Skënderbeu, që zyrtarizon katër futbollistët e pare të tij në merkaton e janarit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu skuadra e ahmatajt skuadra korcare trajneri julian ahmataj skenderbeu skuadra e ahmatajt skuadra korcare trajneri julian ahmataj

Sondazh

Poll