Sport

Futbollisti i Celtic lë nam, harron që ka kufje në vesh dhe bëhet gati të hyjë në lojë

12 Janar 2021, 09:11 Nga DOSJA
Futbollisti i Celtic lë nam, harron që ka kufje në vesh dhe

SKOCI– Skuadra e Celtic luajti ditën e hënë ndaj Hibernian për kampionatin skocez. Në klubin skocez 13 lojtarë janë prekur nga koronavirusi, ndërsa në ndeshjen e javës së 23-të Celtic luajti me lojtarë që nuk kanë marrë shumë minuta dhe futbollistë të akademisë.

Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1,ndërsa interesant ishte momenti kur futbollisti 18-vjeçar Armstrong Oko-Flex kishte harruar t’i largonte nga veshi  kufjet “AirPod-sat”. Lojtari po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat. Natyrisht që debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, me Oko-Flex që me siguri ishte duke dëgjuar ndonjë muzikë frymëzuese para debutimit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armstrong oko-flex celtic armstrong oko-flex celtic

Sondazh

Poll