Sport

Tragjedi në futbollin francez, pas një ataku kardiak dhe humbet jetën 30-vjeçari!

12 Janar 2021, 09:37 Nga DOSJA
Tragjedi në futbollin francez, pas një ataku kardiak dhe humbet

FRANCE – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin francez. Mësohet se ish-sulmuesi i Bastia dhe një sërë klubesh në Francë, Kristofer Maboulou, në moshën 30 vjeçare ka ndërruar jetë të hënën për shkak të një ataku kardiak në vendlindjen e tij, Montfermeil, në periferi të Parisit. Përpjekjet për t’i shpëtuar jetën kanë qenë të pamundura nga mjekët.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i ndjeri, po zhvillonte një ndeshje minifutbolli me me shokët e tij. Lajmi i hidhur është mësuar nga ish-klubi i tij, Bastia, që i shprehte ngushëllimet familjes së Maboulou Aktualisht lojtari me origjinë nga Kongo, ishte pjesë e skuadrës së Thonon Evian në ligën e 4-t franceze.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport france ish-sulmuesi e bastia tragjedi ne futbollin francez france ish-sulmuesi e bastia tragjedi ne futbollin francez

Sondazh

Poll