Sport

Mbrojtësi 35-vjeçar ka nisur luftën kundër tumorit, Kardifi: “Ne jemi të gjithë me ju Sol”!

12 Janar 2021, 10:34 Nga DOSJA

ANGLI – 35-vjeçari nga Bregi i Fildishtë Sol Bamba, ish-mbrojtës i Palermos në Seria A, i Lids Junajtid në Championship dhe së fundmi i klubit të Kardifit, ka nisur betejën kundër një tumori malinj të diagnostifikuar në sistemin e tij limfatik.

Madje mësohet se ai ka filluar edhe ciklin e kimioterapisë. Lajmi konfirmohet nga klubi i Kardifit, i cili i gjendet pranë futbollistit të tij në këtë situatë të rëndë shëndetësore, duke i rezervuar edhe postin e një menaxheri dhe trajnuesi në sistemin e futbollistëve të rinj të klubit.

“Jemi të pikëlluar për të informuar mbështetësit se Sol Bamba ishte diagnostikuar me “limfoma jo-Hodgkin”. Me mbështetjen e ngushtë të ekipit mjekësor të klubit, Sol filloi menjëherë kimioterapinë. Sol e filloi betejën e tij me një frymë tipike pozitive dhe do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e familjes “Bluebirds”.

Gjatë trajtimit, Bamba do të mbështesë shokët e tij të skuadrës gjatë ndeshjeve dhe lojtarët tanë të rinj brenda Akademisë, me të cilët do të vazhdojë zhvillimin e tij si menaxher. Të gjitha lajmet mbi progresin e Sol do të sigurohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të klubit. Në këtë kohë ne kërkojmë privatësi për të dhe familjen e tij. Ne jemi të gjithë me ju, Sol”,- ka shkruar klubi anglez i Kardifit në një njoftimi të tij në faqen zyrtare.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cikli i kimioterapise klubi anglez lis junajtid palermo siol bamba cikli i kimioterapise klubi anglez lis junajtid palermo siol bamba

Sondazh

Poll