Sport

Tirana në kërkim të një sulmuesi, Halili: “Kërkesat e Hasanit të papërballueshme”

12 Janar 2021, 09:18 Nga DOSJA
Tirana në kërkim të një sulmuesi, Halili:

TIRANE – Presidenti i bardhebluve të kryeqytetit, Refik Halili, i ftuar në emisionin “Procesi sportiv” në “Top-Channel”, ka deklaruar se sulmuesi maqedonas, 30-vjeçari Ferhat Hasani nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.

Duke folur rreth këtij transaksioni aq të përfolur kohët e fundit në media, Halili tregoi se ai kishte patur kontakte me “Buban”, ishi-in e Shkëndijës, por kërkesat financiare ishin mjaft të larta dhe të papërballuaeshme për kampionët në fuqi të kryeqytetasve.

“Hasani është e vërtetë që është futbollist i lirë, kam folur edhe personalisht me të. Ka propozim nga ana jonë dhe nga ana e tij. Nuk mund të plotësojmë kërkesat e tij, me shumë respekt. Jemi shkëputur dhe nuk do të jemi për të vazhduar atë që ka bërë kërkesë futbollisti. Kërkesa e tij është e papërballueshme për nivelin dhe vetë planin e buxhetin që kishim për këtë sezon”.

Sakaq presidenti Halili ka zbuloi se Tirana po bën përpjekje për të afruar edhe një qendërsulmues në këtë merkato dhe objektivi kryesor është, Ahmed Ahmedov i CSKA-së së Sofjes. Ndërkohë në kampin bardheblu ka edhe për një interesim ndaj sulmuesit mozambikas Rexhinaldo, ish-golashënuesi që është aktivizuar me Luftëtarin, Laçin dhe së fundi me Kukësin.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi bardheblu klubi kryeqytetas merkatoja bardheblu presidenti halili refik halili tirana klubi bardheblu klubi kryeqytetas merkatoja bardheblu presidenti halili refik halili tirana

Sondazh

Poll