Sport

Presidenti i Napolit luan me nervat e Juventusit, tani kërkon shtyrjen e Superkupës

12 Janar 2021, 11:58 Nga DOSJA
Presidenti i Napolit luan me nervat e Juventusit, tani kërkon shtyrjen e

ITALI-Pasi fitoi betejën gjyqësore për rikuperimin e ndeshjes së kampionatit kundër Juventus, Napoli kërkon tia nxijë jetën bardhezinjëve edhe në Superkupën e Italisë. Presidenti Aurelio De Laurentis, ka paraqitur propzimin që takimi i 20 janarit, planifikuar për ditën e mërkurë të shtyhet.

Arsyeja? Të ardhurat do të ishin më të ulëta se në të kaluarë, kalendari tani është më i ngjeshur, por edhe për vetë faktin se Reggio Emilia, vendi ku do të luhet ndeshja është vendosur si rajoni me rrezikun më të lartë të COVID-19. Në detaje, klubet do të fitonin “vetëm” 2.6 milion euro kundrejt 5.8 milion në edicionin e kaluar që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Kjo është arsyeja pse edhe autoriteti shëndetësor do të dontë shtyrjen e Superkupës në fund të sezonit, kur gjendja të jetë stabilizuar dhe ndoshta mund të luhej me tifozë. Megjithatë propozimi i presidentit të Napolit nuk është pranuar nga Serie A, të paktën për momentin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus napoli juventus napoli

Sondazh

Poll