Aktualitet

Ishte në kërkim prej kohës, qytetarët ‘spiunojnë’ 30-vjeçarin tek Policia

30 Prill 2019, 15:14 Nga DOSJA
Ishte në kërkim prej kohës, qytetarët

TIRANË- Një 30-vjeçar nga Saranda është arrestuar sot në Tiranë, pasi është denoncuar në Polici nga qytetarët. Sipas Policisë ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar vednodhjen e qytetarit E.A. 30 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga blutë e Vlorës.

Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I PLOTË

Qytetarët telefonojnë në numrin unik 112 në DVP Tiranë, Policia vë në pranga të kërkuarin.

Forcat “Shqiponja” në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën “George Ë. Bush”, kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më  datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. 

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll