Aktualitet

Del fotoja, ja kush është autori i vrasjes në Laç, i “forti” Markel Bushi terrorizoi policinë 2 vite më parë

30 Prill 2019, 14:49 Nga DOSJA
Del fotoja, ja kush është autori i vrasjes në Laç, i

LAÇ– Personi që shihni në foto është Markel Bushi.

Fotoja është publikuar nga JOQ dhe 25-vjeçari së bashku me vëllain e tij Manuel Bushi dhe kushëririn e tyre Vincens Bushi, akuzohen të kenë vrarë me armë zjarri dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi. Tre të akuzuarit u vetëdorëzuan sot pas krimit të ndodhur në polici.

Kush është Markel Bushi?

Në 17 tetor të vitit 2017, Markel Bushi iu përgjigj me breshëri plumbash efektivëve të policisë së Laçit dhe atyre të Kurbinit të cilët zhvilluan një operacion për t’a kapur.
Dëshmitarët nga Laçi i thanë Dosja.al se policët shpëtuan nga një mrekulli. I forti i Laçit ia doli të largohej, ndërkohë që policia e ndryshoi dinamikën e ngjarjes, duke thënë se të shtënat ishin nga dy kunetër që kishin qëlluar me armë zjarri në ajër. Prej 7 vitesh, Markel Bushi ishte në kërkim nga policia për vjedhje, por kjo nuk e pengoi që ai të bënte një jetë normale.

Ngjarja e 28 prillit

Mbrëmjen e të dielës në qendër të qytetit të Laçit, dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi u ekzekutuan me breshëri plumbash. Gjithçka ndodhi pasi vëllai i Markelit, Manueli është konfliktuar verbalisht me dy kushërinjtë Jushi në një lokal në qendër të Laçit.  Pas debatit, në ndihmë të tij shkuan Vincesk dhe Markel Bushi që vranë dy kushërinjtë, të cilët u përcollën sot për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jani jushi markel bushi mikel jushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç jani jushi markel bushi mikel jushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç

Sondazh

Poll