Sport

Yjet e Atletikos gjejnë shpëtim te një “Fiat Panda”

11 Janar 2021, 20:08 Nga DOSJA

SPANJE – Duket deri-diku e pabesueshme për yjet e futbollit të sotëm që të shpëtohen nga një “FIAT Panda”, megjithë forcën e natyrës që askush nuk përballet dot. Stuhia “Filomena” ka goditur Spanjën ditët e fundit, duke çuar në rreshje rekord dëbore në kryeqytetin spanjoll.

Kjo i ka detyruar yjet e Altetikos së Madridit të udhëtojnë me makina private fuoristrada 4×4, për të përballuar rrugët e mbushura plot me dëborë. Një pjesë e makinave u vunë në dispozicion nga vetë klubi.

Por jo për të gjithë rruga ishe aq komode. Mesfusori Janik Karrasko, së bashku me Tomas Lemar dhe Simr Vrsaljko, udhëtuan me një “FIAT Panda” të vjetër me një vlerë rreth 500 euro. Imazhet e tyre u shfaqën nga shokët e skuadrës, që i xhiruan në autostradë duke i publikuar edhe në profilet e tyre të rrjeteve sociale.

Stuhia e dëborës që goditi Madridin, la pas katër të vdekur dhe mijëra persona me makina të bllokuar në autostrada.
B.T (Dosja.al)

? ? Simeone y la mayoría de jugadores han ido en los 4×4 habilitados por el @Atleti salvo…

?? … Yannick Carrasco, que ha ido con el FIAT PANDA 4×4 que le ha prestado un vecino porque “va muy bien” sobre la nieve ? pic.twitter.com/50NRQNJdRW

— El Larguero (@ellarguero) January 11, 2021

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll