Aktualitet

12 Janar 2021, 10:45 Nga DOSJA

FIER– Kryeministri Edi Rama është ulur të bisedojë për një orë me me fermerët dhe 12 familjet që kundërshtojnë ndërtimin e spitalit rajonal në Fier nga Turqit. Në ditën e dytë të protestës së banorëve, kreu i qeverisë u nis nga stadium “Air Albania” ku po zhvillohej dita e dytë e procesit të vaksinimit drejt Fierit.

Rama u prit nga banorët dhe për një orë diskutuan në lidhje me kundërshtinë e banorëve për ndërtimin e spitalit dhe shpronësimin e tokës.

Pas takimit, kryeministri u largua pa dhënë asnjë dteaj për mediat, ndërsa fermerët u shprehën të pakënaqur. Në prononcim për mediat, banorët deklaruan se Rama u kishte treguar derën e gjykatës dhe u kishte thënë ‘troç’ se çfarëdo që të bënin ata, ndërtimi i spitalit ishte një plan i pakundërshtueshëm. Ata e konsideruan tallje edhe faktin se nuk po u japin një çmim për tokën.

Çfarë kërkojnë fermerët?

Ata kundërshtojnë ndërtimin e spitalit nga turqit në tokën që Rama i ‘vuri’ gishtin para pak ditësh, pasi pretendojnë se shteti nuk po i shpronëson me çmimin e tregut, por po përpiqen t’ua marrin me një çmim shumë më të ulët.

Edhe një ditë më parë, kreu i qeverisë tha se kjo është një çështje që nuk negociohet me asnjë pronar toke dhe me asnjë familjar, por që çështja do të zgjidhet sipas ligjit. Ai shtoi se fermerët, konkretisht 12 familjet që rezultojnë pronare të tokës ku do të ndërtohet spitali janë informuar dhe do të shpronësohen për pronën që do tu merret. Kryebashkiaku Subashi zbriti në terren por nuk i zbuti dot fermerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret kundershtojne ndertimin e spitalit ndertimi i spitalit ne fier fermeret kundershtojne ndertimin e spitalit ndertimi i spitalit ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 10:29

TIRANË– 975 dozat e vaksinës anti-Covid të Pfizer/ Biontech u zhdoganua një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, vetëm 15 minuta përpara se bluzat e bardh...