Aktualitet

Pushohet çështja për vetëvrasjen e Eugert Lazajt, dorëzohet prokuroria, nuk gjen dot si përfundoi arma e vrasjes së ish-B

12 Janar 2021, 10:31 Nga DOSJA
Pushohet çështja për vetëvrasjen e Eugert Lazajt,

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes në lidhje me hetimin e nisur pas vetëvrasjes së biznesmenit Eugert Lazaj, në kompleksin e tij luksoz “Adorions Palace”.  

Dosja.al ka mësuar se edhe pas disa muaj hetimesh të nisura nga vetë organi i akuzës, nuk është vërtetuar dot se si arma e Redi Popescut, e përdorur edhe në vrasjen e bujshme të 2018 në ish-Bllok, përfundoi në banesën e Lazajt.

Për këtë arsye prokuroria kërkoi pushimin e çështjes duke e dërguar çështjen në gjykatë. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës për këtë çështje.

Pistoleta tip ‘’Glock’’ u gjet në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj, dhe rezultoi se më parë i përkiste Redi Popeskut. Ky i fundit pretendoi se e kishte humbur.

Eugert Lazaj u gjet i vdekur në muajin korrik të vitit të kaluar në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai ishte pronar i “Adorions Palace”, vend që frekuentohej nga personazhë të shumtë publikë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugert lazaj eugert lazaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 10:29

TIRANË– 975 dozat e vaksinës anti-Covid të Pfizer/ Biontech u zhdoganua një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, vetëm 15 minuta përpara se bluzat e bardh...