Aktualitet

Morën 40 mln lekë/ Zbardhet grabitja e kambistit në Korçë, autorët e sulmuan sapo doli me çantën e parave nga shtëpia,

12 Janar 2021, 09:10 Nga DOSJA
Morën 40 mln lekë/ Zbardhet grabitja e kambistit në

KORÇË– Zbardhet kronologjia e grabitjes së shtëpisë së kambistit Shpëtim Muço në Korçë. Dosja.al ka mësuar se tre grabitësit, mes tyre Agim Çaçi që është vënë në pranga dhe një 33-vjeçar me inicialet M.A., që është shpallur në kërkim, të shoqëruar nga një bashkëpunëtor i tyre e kanë sulmuar 57-vjeçarin sapo ka dalë nga banesa.

Me një çantë të mbushur me 40 milion lekë, Muço doli nga shtëpia për t’i konvertuar paratë, por në derë e sulmuan tre persona të cilët nën kërcënimin e armës u sulën drejt tij duke i marrë çantën ku ndodheshin lekët. Vetë Muça reagoi duke u konfliktuar fizikisht me ta dhe në mometin që ndodhte kjo gjë, gruaja e dhe djali i kambistit shkuan pranë 57-vjeçarit për ta ndihmuar.

Të tre u përleshën me grabitësit dhe arritën që njërin prej tyre ta vini poshtë, ndërsa dy të tjerët, me ndihmën e bashkëpunëtorit të katër që i priste me makinë, u larguan. Kështu, një prej hajdutëve, Çaçi të cilin kambisti e vuri poshtë u arrestua, ndërsa pak orë më vonë u vu në pranga.

Si pasojë e përleshjes Muço, dhe familja e tij morën lëndime dhe përfunduan në spital. Çaçi nuk ka pranuar të tregojë asgjë, ndërsa policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim edhe 33-vjeçari ndërsa personi për të cilin u tha dje se u vu në pranga është liruar, pasi ka rezultuar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Shefqet Muça, 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e kambistit ne korce shpetim muco grabitet shtepia e kambistit ne korce shpetim muco

Sondazh

Poll