Të shpallur në kërkim, arrestohen 5 persona në Tiranë, dhunë në familje, vjedhje dhe ndërtim i paligjshëm
12 Janar 2021, 10:41Nga DOSJA
TIRANË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme ne Tiranë. Autoritetet policore kanë bërë me dije se janë arrestuar në flagrancë personat me iniciale F.T 35 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Gjithashtu është bërë e mundur edhe arrestimi i personi O.B 49 vjeç i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Një tjetër përson i arrestuar edhe personi E.A 27 vjeç i cili organizonte një pikë bastesh me anë të telefonit.
Është arrestuar në flagrancë edhe personi me iniciale Y.P 41 vjeç i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres. Është arrestuar edhe personi me iniciale A.S 36 vjeç i shpallur në kërkim është i cili ka ushtruar dhunë në familje.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 5 shtetas, tre prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. T., 35 vjeç, pasi në rrugën ’’Petro Nini Luarasi’’, ka vjedhur disa sende në mjetin në përdorim nga shtetasit D. K. Shtetasi F. T. ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim O. B., 49 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 27 vjeç, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative është ushtruar kontroll në aparatin celular që dispononte, ku iu gjet e instaluar një faqe bastesh.
Ky shtetas, me anë të aplikacioneve të ndryshme komunikonte me shtetas të tjerë dhe kundrejt vlerave monetare, organizonte baste sportive. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. P., 41 vjeç, pasi në rrugën “Roma”, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. S., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI–Edmond Llangozi është shqiptari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Greqi. Të plagosur mbetën dy djemtë e tij, Angjelo dhe Mihali. Dosja.al zbardhi ident...
Aktualitet12 Janar 2021, 10:29
TIRANË– 975 dozat e vaksinës anti-Covid të Pfizer/ Biontech u zhdoganua një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, vetëm 15 minuta përpara se bluzat e bardh...
SHKODËR- Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Shkoder pasi i janë gjetur armë të ftohta, municion luftarak dhe lëndë narkotike në makinë.23-vjeç...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar dokumentacionin e plotë me të cilin vaksina Pfizer/BioNtech mbërriti në Shqipëri. Vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në fatu...
TIRANË– Gjatë ditës së sotme pritet që të vaksinohen epidemiologët, operatorët shëndetesore, mjekët dhe infermieret në vijën e parë të përballjes me Covid,...
TIRANË– Prokurorja e Tiranës Lindita Ziguri është konfirmuar në detyrë nga KPK! Dhe pse u hasën disa pasaktësi me deklarimin e pasurisë së saj ajo arriti t...
TIRANË– Gjermania është vendi bujar nga ku i erdhën Shqiperisë 975 doza për të nisur procesin e vaksinimit me Pfizer/BioNtech. Ndryshe nga sa u aludua dje ...