Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi/ Edmond Llangozi i doli para plumbit për dy djemtë e tij, vëllezërit kishin marrë para bo
GREQI–Edmond Llangozi është shqiptari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Greqi. Të plagosur mbetën dy djemtë e tij, Angjelo dhe Mihali. Dosja.al zbardhi identitetet e tyre ndërkohë që e plagosur ka mbetur kamarierja e lokalit, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr dhe një kalimtare e rastit. Dy gratë bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mësohet se ka nisur për para të marra borxh. Dy vëllezërit i kishin kërkuar para autorit të krimit, mirëpo këta kishin refuzuar që t’ia kthenin mbrapsht. Autori i krimit shkoi në zonën ku po qëndronin shqiptarët së bashku me të atin për ti kërkuar para që besohet se vinin nga një aktivitet i paligjshëm. Shqiptarët nuk pranuan ti dorëzonin parë e për pasojë nisi shkëmbimi i plumbave. Në ato momente i ati, Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë që i plagosur lehtë, është punonjësja e kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen.
Dëshmitarët kanë treguar babai dhe djali ishin ulur në një bar kafe, kur agresori i armatosur hyri papritmas dhe pasi shkëmbeu disa fjalë, filloi të qëllonte drejt personit që humbi jetën. Ndërkohë që jashtë bar-kafesë, sheshi ishte plot me fëmijë të vegjël por fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar.
Autori i krimit është në kërkim nga policia greke mirëpo nuk është dhënë asnjë emër për të zbardhur identitetin e tij. Një ndër policët që po heton ngjarjen është shprehur për CNN.gr se nëse njerëzit nuk do të ishin larguar nga vendngjarja me vrap, do të kishte pasur më shumë viktima.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Armë pa leje, drogë, fishekë dhe shkopinj bejsbolli, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër, procedohet dhe 17-vjeçari
SHKODËR- Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Shkoder pasi i janë gjetur armë të ftohta, municion luftarak dhe lëndë narkotike në makinë.23-vjeç...
Morën 40 mln lekë/ Zbardhet grabitja e kambistit në Korçë, autorët e sulmuan sapo doli me çantën e parave nga shtëpia,
KORÇË– Zbardhet kronologjia e grabitjes së shtëpisë së kambistit Shpëtim Muço në Korçë. Dosja.al ka mësuar se tre grabitësit, mes tyre...
DOKUMENTET/ U pagua 1 EURO dhe erdhën dorazi në Rinas! Detajet nga sjellja e vaksinës në Shqipëri
TIRANË– Dosja.al ka siguruar dokumentacionin e plotë me të cilin vaksina Pfizer/BioNtech mbërriti në Shqipëri. Vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në fatu...
Priten të vaksinohen! Mjekët epidemiologë qëndrojnë në radhë jashtë ambienteve të Air-Albania, presin momentin për të
TIRANË– Gjatë ditës së sotme pritet që të vaksinohen epidemiologët, operatorët shëndetesore, mjekët dhe infermieret në vijën e parë të përballjes me Covid,...
Prokurorja e ‘hekurt’ heton dosjen e Elona Kaleshajt! Shqiptares që akuzohet se vrau çiftin Pasho i dalin përgjimet, shfa
ITALI– Elona Kalesha, shqiptarja 36-vjeçare, e arrestuar për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, do vazhdojë të mbetet në burg. Ky ...
Lindita Zguri shpërthen në lot pas seancës! Shfaqi pasaktësi në deklarimin e pasurisë, KPK konfirmon në detyrë prokurore
TIRANË– Prokurorja e Tiranës Lindita Ziguri është konfirmuar në detyrë nga KPK! Dhe pse u hasën disa pasaktësi me deklarimin e pasurisë së saj ajo arriti t...
DOKUMENTI-Ekskluzive/ Gjermania ishte vendi nga ku erdhën Shqipërisë 975 dozat, vaksina është Pfizer!
TIRANË– Gjermania është vendi bujar nga ku i erdhën Shqiperisë 975 doza për të nisur procesin e vaksinimit me Pfizer/BioNtech. Ndryshe nga sa u aludua dje ...
Arratisja e Habilajt, Zagani: Halli i tij ishte Tahiri, mori leje për të shkuar tek dentist, përshëndeti ata që duhej dhe u
TIRANË– Ish-oficeri i Policisë së Shtetit në azil politik Dritan Zagani shkruan se Moisi Habilaj nuk është arratisur për shkak të dënimit që kishte m...
Situata në Shkodër pas përmbytjeve, Bashkia bën bilancin: 1903 sipërfaqe toke nën ujë, bllokohet rruga për në Obot, vaz
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat që vijnë nga monitorimi në terren i situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Sipas tyre janë 19...