Aktualitet

DOKUMENTET/ U pagua 1 EURO dhe erdhën dorazi në Rinas! Detajet nga sjellja e vaksinës në Shqipëri

12 Janar 2021, 10:07 Nga DOSJA

TIRANËDosja.al ka siguruar dokumentacionin e plotë me të cilin vaksina Pfizer/BioNtech mbërriti në Shqipëri. Vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në faturën shoqëruese të saj, shihet se kutitë me 975 dozat e para kanë mbërritur në Rinas, dorazi.

Dokumenti ku thuhet se vaksina erdhi dorazi:

Po ashtu, ne siguruam edhe urdhërin e Agjencisë Kombëtare të Barnave që lejon Institutin e Shëndetit Publik të tërheqë vaksinën në Rinas.

Në këtë urdhër sqarohet se janë 195 doza të plota të vaksinës që secila prej tyre përmban 5 doza prej 0.3 ml të vaksinës, e cila më pas përzihet me përbërësit e tjerë para se të bëhet vaksinimi.

Vendi nga ku janë nisur vaksinat është Gjermania, ndërsa është e paqartë nëse dërguesi është vetë kompania Pfizer apo një autoritet gjerman. Autoritetet shqiptare e kanë marrë falas kutinë me 975 doza dhe kanë paguar vetëm 1 euro si tarifë për të tërhequr “porosinë”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll