Aktualitet

Armë pa leje, drogë, fishekë dhe shkopinj bejsbolli, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër, procedohet dhe 17-vjeçari

12 Janar 2021, 10:16 Nga DOSJA
Armë pa leje, drogë, fishekë dhe shkopinj bejsbolli, arrestohet

SHKODËR- Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Shkoder pasi i janë gjetur armë të ftohta, municion luftarak dhe lëndë narkotike në makinë.

23-vjeçari i arrestuar është pesrsoni me iniciale R.L. Ndërkohë që në hetim është vendosur edhe një 17-vjeçar me iniciale R.Ç. Në makinën e 23-vjeçarit është gjetur një sasi lënde narkotike, 2 shkopinj bejsbolli dhe 48 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi iu gjet një sasi lënde narkotike, municion luftarakë dhe 2 shkopinj, një bejsbolli dhe një gome. Gjithashtu nën hetim është vendosur dhe një 17-vjeçar me iniciale R.Ç.  Ata po udhëtonin me me makinë teksa u ndaluan në vendin e quajtur “Parrucë” , lagjia “Qemal Stafa” me drejtues mjeti 23-vjeçarin me iniciale R.L.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë në bagazhin e makinës u gjetën 2 shkopa, një bejsbolli dhe një gome dhe 48 fishekë. Gjithashtu edhe gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike. Lënda narkotike dhe sendet e gjetura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari ne shkoder policia e shkodres shkoder arrestohet 23 vjecari ne shkoder policia e shkodres shkoder

Sondazh

Poll