Aktualitet

Lindita Zguri shpërthen në lot pas seancës! Shfaqi pasaktësi në deklarimin e pasurisë, KPK konfirmon në detyrë prokurore

12 Janar 2021, 09:27 Nga DOSJA
Lindita Zguri shpërthen në lot pas seancës! Shfaqi pasaktësi

TIRANË– Prokurorja e Tiranës Lindita Ziguri është konfirmuar në detyrë nga KPK! Dhe pse u hasën disa pasaktësi me deklarimin e pasurisë së saj ajo arriti të konfirmohej në detyrë.

Pas seancës prokurorja nuk i përmbajti lotët ndërsa për gjyqtaren e apelit Tiranë, Elbana Lluri KPK shtyu vendimin për një moment tjetër pasi do të verifikohet edhe një denoncim publik për këtë subjekt.

Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për një apartament 68.8 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2008, prokurorja ka shënuar si burime në deklaratën periodike një kredi në vlerën 30 mijë euro dhe një hua në shumën 5000 euro të marra nga daja e saj. Në deklaratën veting, veç dy burimeve ka shënuar edhe vlerën 3000 euro nga kursimet.

Komisioni konstatoi pamundësinë e huadhënësit për të kursyer në vitin 2008 vlerën 5000 euro që i ka dhënë subjektit të rivlerësimit për blerjen e apartamentit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lindita zguri lindita zguri

Sondazh

Poll