Sport

Përplasi dorashkat dhe u largua nga stërvitja, rebelimi i Thomas Strakoshës i kushton shtrenjtë, Lazio nxjerr në shitje por

11 Janar 2021, 17:17 Nga DOSJA
Përplasi dorashkat dhe u largua nga stërvitja, rebelimi i Thomas

ITALI– Që nuk është një moment i mirë për Thomas Strakoshën kjo shihet në ato pak performanca që portieri ka zhvilluar me Lazion. Koronavirusi dhe më pas dëmtimi në këmbë bëri që gardiani shqiptar të humbiste rolin e titullarit. Në seancën e fundit stërvitore, Thomas Strakosha nuk ka mundur dot të kontrollojë nervat.

Sipas portaleve pranë klubit lacial, rebelimi i Strakoshës ndodhi pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës. Ky i fundit kishte hedhur dorashkat në tokë pasi kishte mësuar vendimin e Inzaghit dhe kishte braktisur fushën stërvitore, duke shkuar direkt në shtëpi e deklaruar se kishte probleme fizike.

Klubi e mbështeti këtë hipotezë për të mos krijuar telashe mediatike, por është mësuar se Strakosha është gjobitur për këtë veprim të tijin.Të njëjtat burime tregojnë se pakënaqësia e portierit dhe ky rebelim, kanë shtyrë drejtuesit e Lazios që të planifikojnë largimin e shpejtë të tij. Lotito e Tare synojnë të përfitojnë 15 deri në 20 milionë euro nga shitja e Strakoshës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio lotito tare thomas strakosha lazio lotito tare thomas strakosha

Sondazh

Poll