Politike

Jo vetëm me Greqinë, Baton Haxhiu: Rama ndërhyri të pajtonte Turqinë me SHBA-në, ishte koha kur marrëdhëniet arritën pi

12 Janar 2021, 07:30 Nga DOSJA
Jo vetëm me Greqinë, Baton Haxhiu: Rama ndërhyri të pajtonte

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e ka për herë të parë që ndërhyn për të pajtuar dy palë të ndryshme.

I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se edhe në kohën kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së do të arrinin pikën më të nxehtë pasi Ankaraja arrestoi një prift amerikan me akuzën se mbështeti grushtin e shtetit në vitin 2016, Rama është munduar të ndërhyjë.

Referuar ndërhyrjes mes Turqisë dhe Greqisë, Haxhiu nxorri në pah historinë me Amerikën, duke shtuar më tej se Rama nuk e kishte për herë të parë këtë gjë.

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: 2 vjet e gjysmë herët e kemi pasur një debat për priftin. Rama nuk po e bën për herë të parë. Ka qenë ndërmjetësues edhe për lirimin e priftit që ka qenë i burgosur në Stamboll dhe negociata ka zgjatur disa ditë. Pastori që u arrestua si mbështetës i grushtit të shtetit. Rama për ditë të tëra ka negociuar për priftin.

Agim Nesho: Ti mbushte mendjen Erdoganit?

Baton Haxhiu: Ti mbushte mendjen Erdoganit për arsye se ndodhi një gjë shumë e rëndë nëse ju kujtohet kur Amerika vendosi sanksione ndaj Erdoganit. Pikërisht ndodhi ai negocim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu edi rama greqi-turqi ne tirane baton haxhiu edi rama greqi-turqi ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 21:36

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”,, duke folur për negociatat e mundshme mes Turqisë...