Politike

Vaksinimi i Ramës, Artan Hoxha: U lodhe o derman, lypeve dyerve të botës dhe e provove në trupin tënd, por s’beson ky pop

12 Janar 2021, 07:15 Nga DOSJA
Vaksinimi i Ramës, Artan Hoxha: U lodhe o derman, lypeve dyerve të

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar faktin që kryeministri Edi Rama ishte personi i dytë që bëri vaksinën anti-Covid në Shqipëri. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se Rama bëri gjithë atë sakrificë, ‘lypi’ në dyert e botës, dhe që populli ta besonte e provoi vetë i pari në trup vaksinën bashkë me mjekun Pëllumb Pipero.

Por, sipas gazetarit Hoxha, populli shqiptar nuk e beson deri në momentin që vaksinën ta bëjë edhe ish-kryeministri Sali Berisha me Presidentin Ilir Meta.

“U lodhe o derman, u lodhe…Bere gjithe ate sakrifice.Ngele dyereve te botes, duke “lypur” per te gjetur vaksinen.Pastaj, qe te besonte populli, e provove ne trupin tend dhe trupin e doktor Piperos, dhimbjen e shpimit te vaksines…Por, nëse nuk e ben vaksinen anti-Covid-19 Sali Doktori dhe presidenti Meta i popullit te 2 marsit, nuk i mbushet mendja kollaj ketij qerrata mileti…Keshtu qe bej si te besh, sajdisi pak sa te bejne vaksinen, se ndryshe keq eshte puna…,”- shkruan Artan Hoxha.

Kryeministri Rama ishte personi i dytë që u vaksinua në vend pas Najada Çomos. Vaksinimi anti-Covid nisi një ditë më parë në vend tek stadium “Air Albania”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha edi rama shqiperia nis vaksinimin artan hoxha edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 21:36

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”,, duke folur për negociatat e mundshme mes Turqisë...