Darka me mish të mbuluar në ar, Baton Haxhiu-Maznikut: Kini kujdes nga njerëzit që ju filmojnë, janë goditje të mëdha
12 Janar 2021, 06:29Nga DOSJA
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka këshilluar nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku që në herët e tjera, kur të kenë një rast mbledhjeje siç ishte ajo në Dubai, të kenë kujdes nga kamerat.
I ftuar në ‘Opinion”, teksa bisedonte me Maznikun në lidhje me Skype për videon tek restoranti i Nusret që ‘tërboi’ rrjetin, Haxhiu tha se si Mazniku, ashtu edhe qeveritarët e tjerë duhet të jenë të kujdesshëm, të hapin sytë e të shohin se kush i filmon.
“Kujdesi nga fotografive dhe videove është ajo që ka rëndësi. Duhet të jeni të kujdesshëm se kush kalon me video pranë jush. Më vjen keq që Mazniku është aty, se ia njoh natyrën se si funksionon. Më vjen keq që është në atë foto. Mazniku është model politik që ka sakrifikuar gjatë gjithë kësaj kohe. Aty është dashur të jeni të kujdesshëm se kush bën foto e video. Sepse goditjet janë më të mëdha,”- tha Haxhiu.
Dosja.al publikoi e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve, por nga sheiku Mohamed Alabbar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu i ka dhënë një këshillë nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikut, disa ditë pas publikimit të ...
TIRANË- Burime të ekskluzive Top Channel pranë kryeministrisë grek kanë bërë më dije se Turqia dhe Greqia do të kenë një takim me shuma gjasa në Kretë ose ...
TIRANË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është ‘ngacmuar’ me një pyetje nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në lidhje me rapo...
Politike11 Janar 2021, 21:36
TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”,, duke folur për negociatat e mundshme mes Turqisë...
TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘News24’ deklaroi se nuk cënohet sigurua kom...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me planin e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri ka thënë se fillimisht do të nisë ...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur i bindur se marrëveshja e detit mes vendit tonë dhe Greqisë mund të ketë një zgjidhje. I ftua...
TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, teksa ka folur për darkën ën restorantin e kuzhinierit turk Nusret ka thënë se duhen përdo...
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ka folur në lidhje me darkën në restorantin luksoz të kuzhinierit turk Nusret në Dubai.I ftuar n...