Politike

Manastirliu bën PLANIN: Ja sa persona do të vaksinohen fillimisht…synojmë ‘mbulimin’ e të gjithë popullsisë

11 Janar 2021, 21:33 Nga DOSJA
Manastirliu bën PLANIN: Ja sa persona do të vaksinohen

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me planin e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri ka thënë se fillimisht do të nisë vaksinimi për mbulimin e 20% të popullsisë.

E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Manastirliu tha se janë 568 mijë persona që do të vaksinohen apo 1.2 milion vaksina. Më tej, ajo ka shtuar se do të përpiqen që të vaksinohet e gjithë popullata nga 16 vjeç e lartë.

PJESË NGA BISEDA: 

Vasili: Si po ecën marrëveshja me Pfizer?

Manastirliu: Ne jemi duke punuar me të gjitha kompanitë për vaksinat, nuk kemi përjashtuar asnjë vaksinë. Marrëveshja e parë është bërë me Pfizer. Javën e tretë të këtij muaji do marrim 5000 mijë doza dhe mbi 10 mijë doza në fund të muajit. Më pas në shkurt do marrim 30.250 doza dhe më pas më shumë sipas kalendarit. 500 mijë në total. Për Covax-in ka shpresë, është duke negociuar për Pfizer dhe Astra/Zeneca dhe shumë shpejt do të kemi dhe një lajm.

Vasili: Pas mjekëve dhe infermierëve kush është kategoria e dytë që do të vaksinohet, policët, mësuesit apo personat mbi 75 vjeç?

Manastirliu: Kategoria e dytë do të jenë personat mbi 75 vjeç. Do të ketë një kombinim vaksinimi. Do të jetë moshat mbi 75 vjeç, sidomos ata që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve. Në të gjithë botën mbetet problematikë përhapja e virusit në shtëpitë e të moshuarve. Moshat nën 16 vjeç nuk do e bëjnë vaksinën. Fasha e parë e vaksinimit që i duhet Shqipërisë është 20% e popullatës, pra 600.000 persona, ose 1.2 milionë doza.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll