Politike

E surprizoi për Krishtlindje, ambasadorja Yuri Kim i kthen mbrapsht dhuratën Blendi Fevziut, gazetari: Tha s’mund ta mba

12 Janar 2021, 06:52 Nga DOSJA
E surprizoi për Krishtlindje, ambasadorja Yuri Kim i kthen mbrapsht

TIRANË– Gazetari dhe moderator Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e kaluar se i ka dërguar një dhuratë për Krishtilindje ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, por kjo e fundit ia ka kthyer mbrapsht duke mos e pranuar.

Teksa moderonte emisionin “Opinion”, Fevziu tha se motivi i kthimit të dhuratës ishte fakti se ligji amerikan nuk i lejon zyrtarët që të pranojnë dhurata, të cilat kushtojnë më shumë se 20 dollarë, nga individë dhe 392 dollarë nga shtetet.

Gazetari tregoi se në përgjigje, ambasadorja kishte cituar edhe ligjin që e përcakton këtë, ndërsa lexoi edhe një fragment nga letra e saj.

“Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Një gjë që ka një çmim relativisht modest. Pasi e mori dhuratën dhe pasi më falenderoi, më çoi një mesazh që tha nuk mund ta pranoj. Dhe pasi më çoi një letër zyrtare, që është kjo këtu (tregon celularin), më thotë se nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon më shumë se 20 dollarë dhuratë të marrë nga individët dhe 392 dollarë nga shtetet. Pra, mbi 390 dollarë nuk lejohet nga shteti dhe mbi 20 dollarë nga individi. Dhe e ktheu dhuratën me gjithë falenderimet për xhestin. Ambasadorja Yuri Kim e ktheu…Dhe thotë: Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në mos shkelje të ligjit të qeverisë së SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë,”- tha Fevziu ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fezviu kim i kthen dhuraten fevziut yuri kim blendi fezviu kim i kthen dhuraten fevziut yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 21:36

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”,, duke folur për negociatat e mundshme mes Turqisë...