Politike

‘Sherri’ në studio/ Ministrja Ekonomi: Hidrovoret janë në punë, këshilltari i presidentit: Hajde shkojmë në z

11 Janar 2021, 22:01 Nga DOSJA
‘Sherri’ në studio/ Ministrja Ekonomi: Hidrovoret janë

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka folur për situatën e përmbytjeve në Shqipëri. E ftuar në emisionin ‘Log’ ajo është shprehur se situata që është krijuar në Shqipëri është e menaxhueshme, duke shtuar se nuk ka patur ndërprerje energjie dhe hidrovoret janë në punë.

Ministria e Bujqësisë u nda në 4 rajone. Unë kam qenë në zonën e Shqipërisë së mesme. Në zonën e veriut ka qenë drejtori i ujitjes dhe kullimit dhe ka kontaktuar me ekspertë të bashkisë së Lezhës. Në 2010 prurjet kanë qenë më pak se 2000 metër kub ndërsa këtë vit janë më shumë se 4000 metër kub. E kemi situatën të menaxhueshme, nuk kemi ndërprerje energjie dhe hidrovoret janë në punë”, tha Ekonomi.

Ndërkohë këshilltari i Presidentit për emergjencat, Shemsi Prençi e ka kundërshtuar ministren, duke shprehur se hidrovoret në zonën e nën Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë po punojnë me gjysmë kapaciteti.

“I vetmi institucion për t’u përgëzuar është IGJEUM. Në datën 30 dhjetor është dhënë para-alarmi që do të ketë reshje të shumta që do të kthehen me përmbytje. I them zonjës ministre të shkojmë në hidrovorin e Qasit në nën Shkdorës, hidrovoret aty punojnë me 5 metër kub në sekondë më pak dhe nga 5 pompa, punojnë vetëm 3. E njëjta situatë është në gjithë hidrovoret e Shqipërisë”, tha Prençi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shemsi prenci shemsi prenci

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 21:36

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”,, duke folur për negociatat e mundshme mes Turqisë...