‘Krisje’ në marrëdhënien me kryeministrin Rama?! Bushati: S’keni për të më parë të ndërroj fanella, nuk kërk
TIRANË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është ‘ngacmuar’ me një pyetje nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në lidhje me raportin që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Bushati tha se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin gjatë kohës që ai ishte ministër. Mes të tjerash ai theksoi se nuk është ndjerë i anashkaluar nga kryeministri.
Po ashtu Bushati tha se koha do ta tregojë se ai ka qenë në anën e duhur të historisë për shumë çështje sensitive të vendit, si marrëveshjen me Serbinë apo çështjen e detit.
Ndër të tjera Bushati tha se nuk do të ndërronte kurrë fanellë.
“Çdo pyetje meriton një përgjigje, pavarësisht më pëlqen apo jo. Mbase mund të mos jetë e lehtë për ta pranuar. Kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin kur isha ministër. S’jam nderë asnjëherë i anashkaluar nga kryeministër. Ka pasur ndarje rolesh. Por thikë pas shpine?! Unë bëra një shkrim dhe kam treguar karakterin tim për t’u vënë gjoksin dhe çështjeve me karakter sensitiv. Ndihem mirë dhe krenar që kam qenë në anën e duhur të historikë. Koha është treguesi më i mirë. Mua nuk është se më kanë ndihmuar konspiracionet.”, tha Bushati.
Balla: Do ju hapin një derë tek Vetëvendosja, po e them për babtutë
Bushati: Edhe në Kosovë, edhe këtu kam miq të krahëve të politikës. Edhe me Enver Hoxhajn kam marrëdhënie njerëzore. Edhe me Albin kam marrëdhënie njerëzore. ME Vjosën, me Avdulla Hotin. Skam ndonjë peshë të madhe. Për Vetëvendosjen në Shqipëri, njoh Bojkenin që nga koha kur punonin bashkë me Arbin dhe Erjonin edhe me Milvën në shoqëri civile. Nga ky raport le të themi.
Balla: E ardhmja juaj vazhdon në PS?
Bushati: Mos ta kthejmë tek lëmosha. Është e vërtetë që kam pasur zë publik. S’keni për të parë tek tregu që ndërroj fanella. S’kërkoj lëmoshë, jam mirënjohës për besimin që më ka dhënë shteti, struktura, partia. Në politikë ka rënie, ngjitje. Këtë kohë kam pasur kohë që të lexoj më shumë dhe të shkruaj më shumë. Jam i angazhuar në projekte europiane, siç kam menduar dhe për gabimet e mia. Por jam ende i ri për të menduar për pensionin tim politik.
Marrë nga: BW
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Dekreti i Greqisë për 12 miljet? Bushati: Nëse cenohet siguria kombëtare, Shqipëria i ka potencialet për të reaguar siç
TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘News24’ deklaroi se nuk cënohet sigurua kom...
Manastirliu bën PLANIN: Ja sa persona do të vaksinohen fillimisht…synojmë ‘mbulimin’ e të gjithë popullsisë
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me planin e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri ka thënë se fillimisht do të nisë ...
Çështja e detit/ Bushati: Greqia kishte dy ‘patate’ të nxehta në dorë, do ketë zgjidhje sepse…
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur i bindur se marrëveshja e detit mes vendit tonë dhe Greqisë mund të ketë një zgjidhje. I ftua...
Konflikt interesi? Mazniku: Duhet t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri, në takim ishin dhe 4 grupe gazetarësh,
TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, teksa ka folur për darkën ën restorantin e kuzhinierit turk Nusret ka thënë se duhen përdo...
Mazniku justifikon darkën në Dubai: As menunë nuk pamë, na e paguan arabët
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ka folur në lidhje me darkën në restorantin luksoz të kuzhinierit turk Nusret në Dubai.I ftuar n...
Përmbytjet në Shkodër/ Ademi: 1700 banorë janë të rrezikuar. Qeveria nuk ka treguar interes për t’u njohur me situatën
TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka thënë se Kryeministri Rama nuk e ka telefonuar për t’u njohur me situatën e përmbytjeve që prej ...
Nga vijnë vaksinat anti-COVID? Manastirliu tregon ARYSEN pse mbahet ‘sekret’: Vende të tjera i donin dozat…
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka pranuar që të tregojë emrin e vendit që i ka dhuruar Shqipërisë, dozat e para të vaksinës...
Sot nisi vaksinimi! Ogerta Manastirliu jep AFATIN: Brenda 8-9 ditësh mbarojnë dozat e para
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se gjatë ditës së sotme, e para e vaksinimit në Shqipëri, janë injektuar 50 mjekë dhe...
Socialistët ‘të fiksuar’ pas “Nusr-et”/ FOTOJA e Pandeli Majkos me Agron Taren bëhet virale, po kësaj herë kush pag
TIRANË– Pa mbaruar ende ‘vrulli’ i reagimeve nga darka e parë, një tjetër foto nga restoranti i “Nusr-et” ka “ndezur” rrjetin. Prej disa ditësh në rrjetet ...