Bota

Mbyllja e llogarisë së Donald Trump, zëdhënësi Merkel: Kancelarja e quan problematike vendimin për mbylljen përgjithmonë

11 Janar 2021, 20:09 Nga DOSJA
Mbyllja e llogarisë së Donald Trump, zëdhënësi Merkel:

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar në lidhje me mbylljen e llogarisë së Donald Trump nga Twitter. Sipas mediave të huaja, Merkel e ka cilësua këtë si një vendim problematik.

Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, ka thënë se  qeveria amerikane duhet të ndjekë drejtimin e Gjermanisë në miratimin e ligjeve që kufizojnë nxitjen në internet, në vend që ta lërë atë në platforma të tilla si Tëitter dhe Facebook për të hartuar rregullat e tyre. Gjithashtu, sipas tij  liria e mendimit është një e drejtë themelore.

  “Twitter mban përgjegjësi të madhe për komunikimin politik që nuk helmohet nga urrejtja, nga gënjeshtrat dhe nga nxitja e dhunës. Kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por sipas ligjit dhe brenda kornizës së përcaktuar nga ligjvënësit jo sipas një vendimi nga menaxhmenti i platformave të mediave sociale. Parë nga ky kënd, Kancelarja e konsideron problematike që llogaritë e presidentit amerikan tani janë bllokuar përgjithmonë,”-ka thënë ai. 

Twitter pezulloi përgjithmonë tre ditë më parë llogarinë e Donald Trump, pas protestave të dhunshme të zhvilluara në 6 janar, ku 5 persona humbën jetën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel donald trump steffen-seibert angela merkel donald trump steffen-seibert

Sondazh

Poll