Bota

Lidhin çarçafët dhe ulen nga tarraca/ Arratisen 6 persona nga një burg në Kaliforni

11 Janar 2021, 17:53 Nga DOSJA
Lidhin çarçafët dhe ulen nga tarraca/ Arratisen 6 persona nga

KALIFORNI-Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun Merced County Downtown në Kaliforni. Sipas mediave të huaja, 6 të burgosur kanë mundur të largohen nga burgu duke përdorur çarçaf të lidhur me njëri-tjetrin.

Bëhet e ditur, se të dënuarit kanë mundur të shkojnë në tarracën e burgut Merced County Downtown, në Kaliforninë qendrore dhe kanë përdorur çarçafët për t’u arratisur. Gardianët nuk e kanë kuptuar mungesës e tyre në qeli, deri ditën e nesërme në mëngjes.

Zyrtarët kanë lajmëruar se ata janë të rrezikshëm, pasi midis tyre ka dhe persona të akuzuar për vrasje. Ndërkohë, zyra e sherifit ka ngritur një taskforcë me qëllim kapjen e tyre

Në mesin e të burgosurve janë Fabian Cruz Roman, 22 vjeç, i akuzuar për vrasje, Andres Nunez Rodriguez, 21 vjeç dhe Gabriel Francis Coronado, 19 vjeç, të dy të akuzuar për tentativë vrasjeje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arratisja e 6 te burgosurve ne kaliforni kaliforni merced county downtown arratisja e 6 te burgosurve ne kaliforni kaliforni merced county downtown

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 16:37

TIRANË- Turqia dhe Greqia nisin raundin e 61 të bisedimeve mes tyre! Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë për mediat ftoi Minis...