Bota

Kryeministri Hoti akuzon Albin Kurtin: Acarove raportet me Amerikën deri në sanksione, normalizova gjithçka për 6 muaj

11 Janar 2021, 19:46 Nga DOSJA
Kryeministri Hoti akuzon Albin Kurtin: Acarove raportet me Amerikën deri

KOSOVË-Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar sërish paraardhësin e tij në qeveri Albin Kurti për prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë për media gjatë vizitës së tij në Obiliq, Hotin ka thënë se ka qenë ai që i ka normalizuar marrëdhëniet me SHBA-anë, pasi sipas tij kryeministri i mëparshëm i prishi ato, duke shkuar deri në vendosjen e sanksioneve.

‘E kthyem besimin dhe morën përkrahje politike, përkrahje financiare në vlerë prej 1 miliard dollar dhe bashkëpunim ushtarak, duke mundësuar Forcën tonë të Sigurisë që të rreshtohet krahas ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë. Ai i prishi marrëdhëninet ne për për gjashtë muaj i normalizuam ”, tha Hoti.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe ka shpërndarë parlamentin. Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, 2020 me 61 vota, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin avdullah hoti albin kurtin avdullah hoti

Sondazh

Poll