Bota

‘Mr. Bean’ akuzon serialin ‘Friends’ për vjedhje të një batute: Shumë njerëz kanë menduar se i kopjova

11 Janar 2021, 18:08 Nga DOSJA
‘Mr. Bean’ akuzon serialin ‘Friends’ për vjedhje

ANGLI-Aktori Rowan Atkinson, i cili njihet ndryshe si Mr. Bean ka akuzuar serialin  e njohur “Friend” se ai ka vjedhur një batutë. Aktori, në një video të titulluar ‘Gëzuar ditëlindjen Mr.Bean’ kujtoi një skenë të vitit 1992 nga shfaqja e tij në të cilën personazhi shihet duke vrapuar me një gjel deti në kokë.

Ndërkohë, që gjashtë vjet më më vonë, seriali amerikan ‘Friends’ e imituan drejtpërdrejt këtë shaka në episodin e vitit 1996 “The One With All Thanksgivings”. Në këtë skenë shihet teksa Joey (Matt LeBlanc) hyn në shtëpi duke vrapuar me një gjel deti të vendosur në kokë.

“Kur bëmë filmin Bean në vitin 1996 ne vendosëm që të përdornim një shaka me gjelin e detit turk në kokë dhe vite më vonë në vitet 1990 seriali amerikan ‘Friends’ vodhi shakanë,”-ka thënë Atkinos.

Gjithashtu, aktori ka thënë se për shkak të vjedhjes së batutës, shumë njerëz kanë menduar të kundërtën se ai ka vjedhur batutën e “Friends”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rowan atkinson rowan atkinson akuzon friend rowan atkinson rowan atkinson akuzon friend

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 16:37

TIRANË- Turqia dhe Greqia nisin raundin e 61 të bisedimeve mes tyre! Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë për mediat ftoi Minis...