Bota

Vdekja e 39 emigrantëve vietnamezë në kamionin për në Angli, jepet dënimi për 43-vjeçarin shqiptar

11 Janar 2021, 19:31 Nga DOSJA

BRITANI- Një 43-vjeçar shqiptar i përfshirë në rrjetin e trafikut të njerëzve, gjë e cila rezultoi me vdekjen e 39 emigrantëve nga Vietnami në një kamion që shkonte për në Britani, u dënua nga gjykata britanike.

Gjykata e Old Bailey burgosi për 10 muaj shqiptarin Gazmir Nuzi, 43 vjeç, banues në Tottenham, në veri të Londrës, shkruan BBC. Vitin e kaluar, ai pranoi akuzën, duke thënë se donte të lehtësonte rrugën për emigrantët. 

Shtetasit vietnamezë, të moshës midis 15 dhe 44 vjeç, u mbytën në kamion frigoriferik gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë për në Purfleet në Essex të Britanisë.

foto galeri

 

Babai i tre fëmijëve e kishte pranuar rolin në kontrabandë, por mohoi të ishte anëtar i grupit të krimit të organizuar, edhe pse udhëtimet e tij drejt territorit britanik ishin të shumta.

Në Gjykatë u tha se shtetasi shqiptar mori nipin e tij dhe një burrë tjetër pasi ata ishin kontrabanduar në Britani në pjesën e pasme të një kamioni më 11 tetor 2019. Pak më pak se dy javë më vonë, 39 personat vdiqën ndërsa ndoqën të njëjtën rrugë, pasi kishin qenë në kontejner për të paktën 12 orë.

Megjithatë, Prokuroria tha se Nuzi nuk ishte anëtar i ndonjë bande kriminale.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gazmir nuzi merret vendimi per shqiptarin vdekja e 39 emigranteve gazmir nuzi merret vendimi per shqiptarin vdekja e 39 emigranteve

Sondazh

Poll