Bota

FBI-ja paralajmëron protesta të armatosura nëse shkarkohet Trump, shtohen masat e sigurisë në Uashington

11 Janar 2021, 18:55 Nga DOSJA
FBI-ja paralajmëron protesta të armatosura nëse shkarkohet Trump,

SHBA-Demokratët e Kongresit amerikan ditën e sotme kanë parashtruar një kërkesë për të detyruar Presidentin Donald Trump të largohet nga posti, duke paraqitur akuzën për “nxitje rebelimi”, në kryengritjen e 6 janarit. Por, kjo mund të shkaktoj nxitjen e protestave.

Sipas BBC, FBI-ja ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të armatosura në 50 shtetet në rast se Donald Trump do të shkarkohet para inaugurimit të Joe Biden. Sipas një buletini të FBI-së, është ngritur alarmi se grupe të armatosura mund të sulmojnë godinat qeveritare dhe federale si dhe gjykatat në rast se presidenti do largohet më shpejt nga detyra.

Një grup i dhunshëm i ekstremit të djathtë i njohur si Boogaloo qëndron pas këtyre përpjekjeve organizuese, sipas dokumentit. Anëtarët e lëvizjes po bëjnë thirrje për sulmimin e gjykatave shtetërore, lokale dhe federale të qeverisë dhe ndërtesave administrative përpara inaugurimit të Joe Biden.

Mijëra trupa të Gardës janë dërguar në Uashington përpara inaugurimit, ku po shqyrtohet mundësia që të dërgohen edhe 13 mijë roje për të siguruar qytetin.

Ditën e sotme, republikanët bllokuan një përpjekje për të shqyrtuar një rezolutë që i bënte thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence të aktivizonte amendamentin e 25-të të Kushtetutës, e cila parashikon heqjen e një presidenti kur ai është i paaftë për të kryer detyrat. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët pritet ta marrë në shqyrtim çështjen të mërkurën. Nëse akuza miratohet, kjo do ta bënte zotin Trump të vetmin president në historinë e SHBA ndaj të cilit ndërmerret dy herë një proces shkarkimi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump fbi joe biden kerkesa per largimin e donald trumo kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba donald trump fbi joe biden kerkesa per largimin e donald trumo kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll