Bota

Fushata e zgjedhjeve në Kosovë, asnjë parti politike nuk respekton masat anti-Covid, kritika e ekspertëve: Autoritet duhet t

11 Janar 2021, 19:39 Nga DOSJA
Fushata e zgjedhjeve në Kosovë, asnjë parti politike nuk

KOSOVË-Partitë politike në Kosovë kanë nisur fushatat elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 14 shkurt. Ndërkohë, ajo që vihet re është se të gjitha partitë janë duke shkelur masat anti-Covid, madje edhe vetë kryeministri Hoti.

Në grumbullimet e qytetarëve, janë shkelur masat duke u mbledhur më shumë se katër persona, qoftë në ambiente të hapura apo në të mbyllura. Gjithashtu, është parë dhe një mungesë e respektimit të distancimit social dhe përdorimit të maskave.

Kjo situatë është kritikuar dhe nga shoqëritë civile, të cilat kanë bërë thirrje për respektim të masave, gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë kërkesë për ndërhyrje të policisë.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave,”-ka thënë një përfaqësues.

Ndërkohë, TopChannel, ka bërë të ditur se ka kërkuar të dhëna nga policia e Kosovës, në rast se ka pasut ndërhyrje për parandalimin e këtyre tubimeve apo gjoba ndaj partive politike, por nuk kanë marrë përgjigje. Ndërsa, ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar rritje të rasteve pas nisjes së tubimeve nga partitë, para afatit të vendosur nga KQZ-ja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll