Politike

Socialistët ‘të fiksuar’ pas “Nusr-et”/ FOTOJA e Pandeli Majkos me Agron Taren bëhet virale, po kësaj herë kush pag

11 Janar 2021, 19:50 Nga DOSJA
Socialistët ‘të fiksuar’ pas “Nusr-et”/ FOTOJA

TIRANË– Pa mbaruar ende ‘vrulli’ i reagimeve nga darka e parë, një tjetër foto nga restoranti i “Nusr-et” ka “ndezur” rrjetin. Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullon një foto e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko krah zv.ministrit të Jashtëm, Agron Tares, në një prej restoranteve më luksozë në botë.

Në pozën e shkrepur, mes Tares dhe Majkos qëndron vetë i ashtuquajturi “Saltbae”, Nusret Gökçe, kuzhinieri turk që i buzëqesh kamerës më shumë se dy socialistët. Në foto, biznesmeni turk i ka hedhur krahun dy socialistëve, ndërsa të tre i buzëqeshin kameras.

Mirëpo nuk dihet se kur është shkrepur poza dhe në cilin prej restoranteve të tij kanë darkuar politikanët shqiptarë. Gjithashtu nuk dimë kush ka paguar, se në rastin e parë, ‘rezultoi’ se sheiku arab kishte zbrazur portofolin. Po kësaj here kush pagoi?

Vetëm pak ditë më parë, Dosja.al publikoi e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron tare pandeli majko qeveritaret ne dubai me samir manen agron tare pandeli majko qeveritaret ne dubai me samir manen

Sondazh

Poll