Politike

‘Dritë jeshile’ pas 4 vitesh! Vendoset data e takimit Greqi-Turqi, anulohet ‘plani Tirana’, palët shih

11 Janar 2021, 18:27 Nga DOSJA
‘Dritë jeshile’ pas 4 vitesh! Vendoset data e takimit

ATHINË– Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar pak më parë se negociatat mes Turqisë dhe atyre do të rifillojnë më datë 25 janar. Lajmi është konfirmuar nga mediat greke, të cilat bënë me dije se shumë shpejt në Stamboll do të rinisin bisedimet për herë të 61-të. 

Sipas Kathimerini” pala turke komunikoi zyrtarisht me Athinën duke i kërkuar nisjen e negociatave, një ftesë të cilën Athina e pranoi.

Ishte ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ai që ftoi sot zyrtarisht Greqinë që të ulet në bisedime me Turqinë në Tiranë. Takimi sipas tij do të zhvillohej me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Tiranë por Ministria e Jashtme greke sqaroi se nuk kishte marrë asnjë ftesë zyrtare.

Por mesa duket planet kanë ndryshuar pasi takimi nga në Tiranë, do të zhvillohet në Stamboll, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Rama do të jetë prezent. Ndërkohë në Athinë lajmi ka ngjallur reagime. Opozita kërkon sqarime për rolin e Ramës në këto bisedime, ndërsa mediat greke shprehin skepticizmin për ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqi-turqi ne tirane mevlüt çavuşoğlu edi rama greqi-turqi ne tirane mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll