Politike

Përfundon seanca dëgjimore me Drejtorin e Kadastrës së Lushnjes, KQZ do të paraqesë vendimin në ditët në vijim

11 Janar 2021, 16:53 Nga DOSJA
Përfundon seanca dëgjimore me Drejtorin e Kadastrës së

TIRANË– Ka përfunduar seanca dëgjimore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me denoncimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim se deputeti i Fierit Bujar Cela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore.

I pranishëm në seancë ishte kreu i Kadastrës Lushnje, Arben Qalliu, i cili paraqiti shpjegimet e tij dhe dokumentacion shoqërues.

Ndërkohë komisioneri Ilirjan Celibashi i ka kërkuar këtij të fundit të japë shpjegime për rrethanat, se përse një deputet shpërndan këto dokumente.

“Nëse kam qenë prezent me deputetin ndërkohë që ka dalë foto me banorët, kjo është një gjë që faktohet, për asnjë moment nuk kam qenë pjesë e terrenit. Kemi prodhuar 130 leje në muajin nëntor, dhe në dhjetor nuk kemi shpërndarë më shumë se 40 % të tyre. Qëllon që të jenë emigrantë dhe ne nuk i dorëzojmë dot. Zgjidhja që kam menduar si drejtues këto 4 muaj e gjysmë  në krye të Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë,  ka funksionuar në dy forma, me sportel, dhe një formë tjetër që e kam zgjidhur me grupet e terrenit, ne i kemi mbyllur sportelet, sepse kemi raste me koronavirus, dhe për të mos e bërë më të vështirë, komunikimin e bëjmë ose virtual e me telefon, ose me grupet e terrenit që shpërndajmë lejet në terren, ku i marrim edhe firmën qytetarëve. Deputeti mund të jetë gjendur në terren kur janë shpërndarë lejet e legalizimit”, tha  Qalliu.

Komisioneri vendosi mbylljen e seancës dhe shqyrtimin e provave të administruara në këtë procedure, sakaë vendimi do të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Procedura nisi pas dy denocimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi Bujar Çela, kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj, apo persona të tjerë kanë shkelur vendimin që ndalon përdorimin e funksionit politik për fushatë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar qalliu kqz bujar qalliu kqz

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 15:01

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Xh...