Politike

Basha publikon videon nga ‘darka e Dubait’: Mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtroh

11 Janar 2021, 17:07 Nga DOSJA
Basha publikon videon nga ‘darka e Dubait’: Mijëra familje po

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sjellë edhe njëherë në vemendje darkën në Dubai, ku ishte ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja Belinda Balluku.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shkruan se në një kohë kur vendi vuan pasojat e përmbytjeve, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha ndërsa ka publikuar edhe videon e mëposhtëme.

Dosja.al publikoi e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha nxjerr videon e darkes ne dubai basha nxjerr videon e darkes ne dubai

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 15:01

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Xh...