Politike

“Secili për vete, Zoti për të gjithë”/ Sulmi i Ramës ndaj BE-së jehonë në mediat ndërkombëtare: Na braktisën por

11 Janar 2021, 19:47 Nga DOSJA
“Secili për vete, Zoti për të gjithë”/ Sulmi i

TIRANË- Deklarata e Kryeministrit Rama ditën e sotme për Bashkimin Evropian se ka lënë vendet e Ballkanit jashtë vëmendjes për t’i furnizuar me vaksinën kundër Covid-19, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Rama në fjalën e tij tha se të gjithë kanë ecur me parimin “Secili për vete, Zoti për të gjithë”, që sipas tij është e papranueshme moralisht, pasi shtoi se në “radhë të parë jemi njerëz”.

Sulmi i Ramës ndaj BE-së ka marrë vëmendjen e disa mediave perëndimore.

Kështu “Ansa teksa ka nisur artikullin duke thënë se në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 shkruan se Kryeministri nuk ka zbuluar vebdin nga mori vaksinat kundër Cvid-19, sakaq shkruan se kreu i shtetit shqipar i kritikoi BE-në dhe vendimin e tij për të lënë jashtë planit të saj të vaksinimin për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ndërkohë për deklaratën e Ramës ka shkruar dhe ‘France24,’ e cila thekson se Rama ka mbetur i zhgënjyer nga Bashkimi Evropian që nuk ka shpërndarë vaksinat në vendet e Bashkimit Evropian.

“Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”- shkruhet ndër të tjera në artikull.

Po ashtu deklarata e Ramës ka marrë vëmendje edhe nga “Washington Post” ku shkruan se Kryeministri Rama është shprehur se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm”

“Rama përsëriti ankesat e bëra nga disa vende në Ballkanin Perëndimor se Bashkimi Evropian i ka lënë pas në shpërndarjen e vaksinës.”– shkruan ndër të tjera media në fjalë.

Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 sapo nisi në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll