Politike

“Ti jemi mirënjohës që ka punuar me…”/ Kryemadhi ZBULON bisedën me Gjoshën për Ramën: Nuk e besoja kur thoshte se d

11 Janar 2021, 18:01 Nga DOSJA
“Ti jemi mirënjohës që ka punuar me…”/

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar një histori me ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha dhe bashkëpunimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë një  fjalës së saj në takimin që ka pasur me banorët e njësisë së 7-të, Kryemadhi ka thënë se Gjoshi ka punuar për 4 vite me një njeri që e urrente integrimin europian, por nuk e besonte. ajo ka thënë ndër të tjera se nuk e besonte ish-ministren, kur i thoshte se Rama nuk e do integrimin.

“Nëse një parti kthehet në shërbim të pasurimit 4-5 vetave kushdo qoftë kjo, e majtë apo e djathtë, janë qytetarët ata që të ndëshkojnë. Jam e bindur që LSI i ka pasur këto 4 vite të vështira, nuk i kanë pasur figurat publike të LSI. Klajdës duhet ti jemi mirënjohës që ka punuar për 4 vite me një njeri që e ka urryer integrimin evropian. Unë nuk e besoja kur me thoshte se ky nuk e do integrimin, ky do të marrë projektet dhe paratë por nuk do që të fusë Shqipërinë në BE. Projekteve u donte vetëm paratë, sepse të dixhitalizonte apo të integronte Shqipërinë, shtetin, strukturat, ai e urrente BE. Të dyja kishim të drejtë edhe unë edhe Klajda, e shikoja në një këndvështrim të një shkollimit të Universitetit të Tiranës të Shkencave të Natyrës, Klajda e shikonte si e diplomuar në Angli për Integrim Europian e kishte bërë masterin në Bruksel, etj. Në fund të ditës kemi një qellim, që të jetojmë, plakemi në Shqipëri”,- tha Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika krymadhi monika krymadhi

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 15:01

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Xh...