Politike

MISTERI/ Kush e solli vaksinën e Pfizer në Shqipëri? Nga Greqia tek Dubai e Austria, teoritë që po “çmendin” rrjetin

11 Janar 2021, 17:05 Nga DOSJA
MISTERI/ Kush e solli vaksinën e Pfizer në Shqipëri? Nga Greqia

TIRANË– Shqipëria ka nisur sot fushatën e vaksinimit me dozat anti-COVID të kompanisë “Pfizer”! Mirëpo nuk dihet nga kanë ardhur vaksinat që sot iu injektuan kryeministrit Edi Rama dhe bluzave të bardha… Para se të niste vaksinimi në orën 15:00, numri një I qeverisë zhvilloi një konferencë për mediat, ku nuk pranoi të tregonte se cili vend e kishte ndihmuar që të sillte “Pfizer” në Shqipëri.

Megjithatë siguroi se gjithçka ishte rezultat i negociatave, pasi sipas tij, nëse do të pritej COVAX, nuk dihej se kur do të mbërrinte vaksina. E vetmja gjë që mund të tregonte ishte fakti që Shqipëria nuk ishte ndihmuar nga Greqia, por nga një vend tjetër i Bashkimit Europian.

“Nëse do të ishim në pritje të COVAX nuk dihet sesa do të zgjaste kjo pritje, ndaj jemi angazhuar që në krye të yherës me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në New York, Pfizer dhe të hapim me ta negociata të vështira dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera biletarale me vende të tjera dhe vaksinimi që nis sot është rezultati i një kanali bilateral në Bashkimin Evropian, që nuk jam i autorizuar ta bëj publik për shkak të kërkesës së tyre vetë. Por meqë është thënë se është Greqia, mund t’ju them se jo, nuk është Greqia,”-tha Rama.

Ndërsa Rama zgjodhi të heshte, mediat nuk qëndruan duarkryq. “AbcNews”, raportoise ishte Austria vendi që u dhuroi Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Kjo nuk është hera e parë, pasi Austria i ka dhuruar më herët 500 mijë doza të vaksinës Pfizer edhe Kosovës, e cila ende nuk e ka nisur vaksinimin.

Ndërkohë që mjeku Artan Koni ka deklaruar se vaksina kundër Covid-19 në Shqipëri, ka ardhur nga Dubai, duke hapur një tjetër ‘pistë’ dyshimi. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Koni tha se pas darkës që konsumuan në restorantin e “Nusr-et” në Dubai, ministrat dhe zyrtarët e tjerë socialist mund të jenë takuar me pushtetarët duke u kërkuar edhe një pjesë vaksina.

“Eshte e padiskutueshme qe kete lajm ai e përdori për propagandë për të eklipsuar sadopak skandalin e darkës në Dubai dhe çështjen e përmbytjeve në vend. Rrjedhimisht, vjen ne menyre llogjike te hamendesojme se vaksinat kane ardhur nga Dubai. Ministrat tane duhet te jene takuar me pushtetaret vendas, duhet t’i kene sqaruar problemin e madh te “bad PR” qe kane ne Shqiperi, dhe do i kene kerkuar disa doza vaksine…sepse per ta nuk ka rendesi sasia, rendesi ka mbulimi i diellit me shoshe,”-shkruan mjeku.

Por ende ka shumë pikëpyetje… Pse Rama nuk e tregon nga e ka marrë dhe kush e ka ndihmuar për vaksinën? Pse duhet që një informacion i tillë të mbahet kaq sekret? Çfarë ka për t’u fshehur? Pikëpyetja më e madhe tanimë është bërë kush e solli vaksinën, e harruam “Doruntinën”!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi shqiperia vaksinimi anti-covid koronavirusi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi shqiperia vaksinimi anti-covid

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 15:01

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Xh...