Politike

Përfundon afati i dorëzimit të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve

11 Janar 2021, 16:07 Nga DOSJA
Përfundon afati i dorëzimit të anëtarëve dhe

TIRANË– Partitë politikë në Shqipëri, PD, LSI, PS dhe PSD kanë depozituar sot pranë KQZ-së propozimet për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve. Kujtojmë që sot ishte data e fundit për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit përkatës.

“Administrata e KQZ-së do të shqyrtojë propozimet dhe dokumentacionin përkatës të propozimeve të partive,”- thuhet në njoftimin për media.

NJOFTIMI I PLOTË:

Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë 4 parti politike: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate. Afati për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit përkatës ishte dita e sotme, data 11 janar 2021. I kanë depozituar pranë KQZ-së propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve; Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Social Demokrate. Administrata e KQZ-së do të shqyrtojë propozimet dhe dokumentacionin përkatës të propozimeve të partive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz kzaz kqz kzaz

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 15:01

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Xh...