Bota

I kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës/ Meliza Haradinaj-Stublla: Serbia nuk respekton marrëveshjen e Washingt

11 Janar 2021, 17:31 Nga DOSJA
I kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës/

KOSOVË– Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Washingtonit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, është shprehur Serbia po bën të kundërtën e asaj që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar në SHBA më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Washingtonit referuar kërkesave zyrtare dhe jo zyrtare për të mos njohur Pavarësinë e Kosovës. Është Ministria e Punëve të Jashtme duke bërë të kundërtën e asaj që Vuçiçi ka nënshkruar në Washington”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Sipas mediave të Kosovës, deklarata vjen pasi Serbia, pavarësisht marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Washington në praninë e presidentit në shkuarje Donald Trump dhe të deleguarit të tij Richard Grenell, vazhdon lobimin kundër Kosovës. Mediat shtojnë se Serbia i ka kërkuar Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës.

Në anën tjetër kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se, çdo masë e reciprocitetit tregtar që Serbia e drejton nga Kosova, do të veprohet njëjtë, por ndryshe Hoti kishte deklaruar kur ishte larguar reciprociteti dhe taksa ndaj Serbisë.

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni meliza haradinaj stublla meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 16:37

TIRANË- Turqia dhe Greqia nisin raundin e 61 të bisedimeve mes tyre! Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë për mediat ftoi Minis...