Politike

Takimi Turqi-Greqi në Tiranë/ Mediat greke ‘skeptike’ për rolin e Ramës: Kryeministri i një prej vendeve më të korrup

11 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA
Takimi Turqi-Greqi në Tiranë/ Mediat greke ‘skeptike’

ATHINË- Mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë ftesës që ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i bëri Greqisë për të nisur raundin e 61 të bisedimeve, kësaj here në Tiranë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Media greke “Protothema“, shkruan se Rama ka marrë rolin e mesazheri, i cili dërgon mesazhet nga Erdogan tek Mitsotakis. Në shkrim vërehet skepticizmi nëse Rama, kryeministër i një vendi, sipas medias greke, ndër më të korruptuarit në Evropë, mund të jetë  një ndërmjetës i ndershëm dhe i sinqerte, duke pasur parasysh politikën që ai ka ndjekur në të kaluarën e afërt në dëm të pakicës greke në Shqipëri.

PJESË NGA SHKRIMI I PROTOTHEMAS:

Në një kohë kur qeveria greke nuk ka kanale të dukshme të komunikimit me mjedisin e Rexhep Tajip Erdogan, komunikimi Athinë-Ankara bëhet përmes deklaratave zyrtare. Takimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës me presidentin turk dhe kryeministrin grek krijuan një klimë për ekzistencën e mundshme të një mesazhatori.

Sekuenca e vizitave ” «back to back» të Edi Ramës në Ankara dhe Athinë, e kombinuar me komunikimin e tij telefonik me Nikos Dendias në prag të Vitit të Ri, krijuan një pamje të ndërmjetësimit.

Pranë Kryeministrit aktual të Greqisë, në tryezë me Edi Ramën ishin Ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe Eleni Sourani, drejtoresha e zyrës diplomatike të Kyriakos Mitsotakis, e cila ka pasur një marrëdhënie të sinqertë me Kryeministrin shqiptar që nga mandati i saj si ambasadore e Greqise ne Tirane. Sado të dukshme janë përpjekjet e bashkëpunëtorëve të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm për të minimizuar përmbajtjen e “vizitës private” të Edi Ramës në Athinë, vetëm ngjarjet nuk lënë shumë hapësirë ​​për keqinterpretim të misionit të kryeministrit shqiptar. Se sa larg mund të shkojë shkëmbimi i mesazheve midis Athinës dhe Ankarasë përmes ndërmjetësit Edi Rama është diçka që do të sqarohet shumë shpejt, edhe nëse qeveria greke argumenton se kontaktet kërkimore me Turqinë nuk mund të kombinohen me udhëtimet e Kryeministrit të Shqipërisë.

Sigurisht, një pyetje thelbësore është nëse Z. Rama – udhëheqësi i një prej vendeve më të korruptuara evropiane – mund të jetë një ndërmjetës i ndershëm dhe i sinqerte, duke pasur parasysh politikën që ai ka ndjekur në të kaluarën e afërt në dëm të pakicës greke në Shqipëri.

Dy vendet pritet të ulen në raundin e 61 të bisedimeve në Tiranë. Ftesa u bë nga ministri i Jashtëm turk i cili ftoi zyrtarisht sot Greqinë për t’u ulur në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Ministria e Jashtme iu përgjigj pozivitisht ftesës megjithëse sqaroi se nuk kishte marrë asnjë ftesë zyrtare. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar mbi 60 raunde bisedimesh por pa sukses. Turqia dhe Greqia nuk janë në një mendje për shtrirjen e shelfit Kontinental në Mesdhe dhe çështje të tjera. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqi-turqi ne tirane edi rama greqi-turqi ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 15:01

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Xh...

Politike 11 Janar 2021, 13:58

GREQI– Burime nga Ministria e Jashtme greke kanë raportuar për ‘Skai’ se nuk kanë asnjë program për takim në Tiranë e se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Turqia. ...